Operacioni policor i koduar “LIMIT”, që ka nisur që nga viti 2019, si rezultat i të cilit u shkatërruan 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve, vijon nga policia.
Mësohet se nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është kapur një prej personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Ai është 40-vjeçari K. H., pjesë e njërit prej 4 grupeve të strukturuara kriminale, i cili për qëllime përfitimi të grupit në të cilin bënte pjesë, transportonte emigrantë të paligjshëm, duke iu premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, si dhe merrej edhe me trafikimin e lëndëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 57 persona dhe u shpallën në kërkim 8 të tjerë.
Njoftimi:
Vijon operacioni policor i koduar “LIMIT”, si rezultat i të cilit u shkatërruan 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve.
Në kuadër të operacionit u arrestuan 57 persona dhe u shpallën në kërkim 8 të tjerë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar kanabis, kokainë, laboratorë për kultivimin e bimëve narkotike, fara kanabisi, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me DVP Korçë, është kapur një prej personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.
Vihet në pranga 40-vjeçari K. H., pjesë e njërit prej 4 grupeve të strukturuara kriminale, i cili për qëllime përfitimi të grupit në të cilin bënte pjesë, transportonte emigrantë të paligjshëm, duke iu premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, si dhe merrej edhe me trafikimin e lëndëve narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, si edhe me Forcat e Posaçme Operacionale pranë DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë të shpallur në kërkim, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe falë koordinimit të veprimeve, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim K. H., 40 vjeç, banues në fshatin Kurilë, Devoll.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim./TCH
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...