Disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare kanë paralajmëruar bashkëpunime këtë verë.
Në mesin e tyre edhe Dafina Zeqiri, e cila i bashkon forcat me dyshen e suksesshme, Ledri Vula dhe Lumi B, me të cilët ka punuar edhe në të kaluarën, transmeton Koha.
Dhe përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka ndarë detaje rreth këngës e cila mbanë titullin “Aman”, dhe xhirimet e klipit të saj tashmë kanë filluar. Dafina shfaqet jashtëzakonisht e bukur dhe tërheqëse në këtë videoprojekt, derisa për dukjen e saj janë përkujdesur bashkëpunëtorët e saj të zakonshëm, disenjatorja Drenusha Xharra dhe grimeri Arbër Bytyqi.
Kënga “Aman” pritet të lansohet së shpejti derisa ajo do të jetë pjesë e albumit “Dafinë Moj”.
Megjithëse viti 2020 po karakterizohet me pandeminë e koronavirusit dhe karantinën, disa këngëtarë janë kujdesur ta argëtojnë publikun në këtë kohë të vështirë me lansimin e projekteve të reja muzikore.
Një prej tyre është edhe Dafina Zeqiri e cila deri më tani i ka lansuar tri këngë me videoklip, “Merri krejt”, “Një herë në jetë” dhe “A je pendu”, e të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme dhe kanë marrë klikime të shumta nga fansat e këngëtares, në platformën muzikore YouTube.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...