Nuk është vetëm vullneti qytetarë që Kosova të shkojë në zgjedhje. Një gjë të tillë po e donë edhe i pari i NISMA-së për Kosovën, Fatmir Limaj.
Limaj, në një konferencë për media të thirrur sot për qëndrimin e tyre kundrejt e veprimeve të së premtes në Kuvendin e Kosovës, tha se objekti i koalicionit qeverisës PDK dhe LDK ishte për tua mbushur mendjen qytetarëve që në Kosovë gjithçka është normale.
Qeverisja e tanishme, Limaj thotë se po ngjason me atë të Mubarak dhe Ben Ali në Lindje.
I pari i NISMA-s, tha se të premten Kosova është futur në një krizë të thellë. Dhe se qeveria ka humbur edhe atë pikë legjitimiteti që e kanë pasur.
“Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të një dite të gjatë, të një nate shumë të gjatë të së premtes ku fatkeqësisht pak a shumë ndodhi ajo çka ne e kemi paralajmëruar. Është çdo gjë normale dhe se ne gjejmë rrugë dhe mënyrë për të paraqitur një situatë normale.. Përpjekja e koalicionit qeverisës me një politikë të udhëhequr nga kryeministria ka pasur vetëm një objektiv, për të ia mbushur mendjen qytetarëve të Republikës së Kosovës, ashtu siç ia ka mbushur mendjen njerëzve të tyre se në Kosovë është çdo gjë normale dhe se ne gjejmë rrugë dhe mënyrë për të paraqitur një situatë normale…ata të premten e kanë fut Kosovën në një krizë të thellë, në një mënyrë e kanë shpërnda parlamentin dhe faktikisht ata po ashtu edhe atë pikë legjitimiteti që iu ka pas mbet e kanë humb”, tha Limaj.
Ai, ka kujtuar edhe kohën kur ishte me Hashim Thaçin, tashmë zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës dhe ministër i Punëve të Jashtme. Kohën kur për Limajn dhe kolegun e tij qëllimi ishte liria e Kosovës. Tash po ndihet krenar që nuk është me të, pasi sipas Limajt Thaçi po e fut Serbinë në Kosovë.
Koalicioni qeverisës në Kosovë sipas Limajt ka marrë fund dhe në këtë mënyrë ata duhet të shkojnë në zgjedhje për të fituar legjitimitetin, duke theksuar se vetëm në Kosovë po shihen problem zgjedhjet.
Lidhur me situatën politike dhe veprimet e fundit në vend, përmes një hulumtimi me qytetarët ka rezultuar që 71.83 për qind e qytetarëve i kanë vlerësuar të dhunshme veprimet e fundit të opozitës në Kuvendin e Kosovës, dhe se 85 për qind e tyre kanë kërkuar një alternativë tjetër të re politike në Kosovë, duke kërkuar zgjedhje te reja.
Barça me vetëm një mungesë në ndeshjen e Kupës së Spanjës, d...
Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit
KEK-u: Po operojmë me 5 njësi, energjia po prodhohet me kapa...
Rahoveci ndanë rrugët me trajnerin Bujar Loci
BE konfirmon se po punohet drejt heqjes së plotë të masave n...
Gjendet pa shenja jete taksisti 55-vjeçar në Prizren