Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka kritikuar sistemin e VAR-it pas barazimit 1-1 me Manchester United në ndeshjen e parë në Premier League pas pandemisë.
“Djajtë e Kuq” fituan dy penallti, pas ndërhyrjes së VAR, njëra u pranua dhe tjetra as që ekzistoi.
“Ka qenë e vështirë për ta menaxhuar ndeshjen. Nuk jam i lumtur me penalltinë e parë dhe madje as atë të dytë”, u shpreh Mourinho.
“Nuk jam i lumtur me VAR, e jo me gjyqtarin. Gjyqtari bën gabime, por VAR është aty për të bërë punën”. /Gazeta Express/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë