Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale politike në vend.
“Mbretëria e Holandës i ka dhënë shumë Kosovës në etapat më të rëndësishme historike të Kosovës dhe Kosova është përherë mirënjohëse”, kështu tha Kryeministri Hoti gjatë takimit, duke kërkuar nga ambasadorja Willems po ashtu thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Kryeministri Hoti, me këtë rast, e ka njoftuar ambasadoren Willems për të arriturat e Kosovës, për prioritetet e Qeverisë me theks të veçantë rimëkëmbjen ekomomike si pasojë e pandemisë me COVID-19, fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, përkushtimin për raporte të mira fqinjësore.
Nga ana e saj, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, falënderoi kryeministrin Hoti për mikpritjen derisa shprehu përkushtimin e Mbretërisë së Holandës për fuqizimin e raporteve të interesit të përbashkët./arbresh.info
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli