Ish presidenti i Kazakistanit ka rezultuar pozitiv për koronavirus dhe tani gjendet në izolim.
Ish presidenti i parë Nursultan Nazarbayev do të vazhdojë të punojë nga distanca për momentin, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka sunduar vendin për tre dekada para se aleati i tij Kassym-Jomart Tokayev të bëhej president, por ai vazhdon të ketë ndikim të madh.
“Fatkeqësisht, virusi nuk e anashkaloi Presidentin tonë të Parë. Unë uroj Nursultan Nazarbayev një shërim të shpejtë. Ai është një njeri i fortë. E gjithë jeta e tij është plot mundime, kështu që shpresoj se ai do ta kapërcejë lehtë këtë sfidë”, shkroi Tokayev të enjten.
Vendi me 18 milionë njerëz ka regjistruar më shumë se 20,000 raste të koronavirusit dhe gati 100 vdekje.
Ministri i shëndetësisë i vendit, Yelzhan Birtanov gjithashtu testoi pozitivitet me koronavirusin dhe është shtruar në spital.
“Për fat të keq, kjo nuk është një formë asimptomatike, kështu që unë u shtrova në spital të sëmundjeve infektive”, shkroi Birtanov në një postim në Facebook.
“Megjithë masat e rrepta sanitare që kam ndjekur, gjithmonë ekzistojnë rreziqe. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që punojnë, nuk mund të punojnë nga distanca,” shtoi ai.
Birtanov inkurajoi qytetarët që të distancohen nga njëri-tjetri dhe të këshillohen me një mjek nëse kanë simptoma, duke thënë se rastet po rriteshin në shumë rajone të vendit./arbresh.info/
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI