Ditën e 14 qershorit (e shtunë) qyteti i Pejës u trondit nga rasti i vrasjes dhe gjegjësisht vetëvrasjes që ndodhi në Vitomiricë.
Dyshohet se 58-vjeçari me inicialet R.B vrau 17-vjeçaren A.R dhe më pas edhe veten.
Arbresh.info mëson nga burime të ndryshme se të dy ishin të komunitetit rom dhe se kishin probleme edhe më parë mes vete.
Sipas informacioneve paraprake deri te akti makabër ka ardhur për shkak të xhelozisë.
Familjarët e viktimës që janë fqinj me vrasësin, po dyshojnë se motivi i kësaj vrasjeje është xhelozia për një fotografi.
Dyshohet se 58 vjeçari e ka dërguar një 17 vjeçare në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij, pa dëshirën e saj dhe më pas ia ka marrë jetën asaj dhe vetes.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./arbresh.info/
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...