David Luiz e ka marrë fajin për humbjen 3-0 të Arsenalit ndaj Manchester City, por insiston se dëshiron të zgjasë kontratën e tij në klub.
Luiz prodhoi një katalog gabimesh në një paraqitje të tmerrshme 25 minutëshe, pasi Arsenali me 10 lojtarë pësoi humbje nga City në rikthimin e Premierligës.
Kontrata e 33-vjeçarit në Arsenal skadon në javët në vijim, por ai insiston që ai dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij në ‘Emirates’.
“Nuk është faji i ekipit, ishte faji im”, tha ai për Sky Sports.
“Sot mendoj se skuadra bëri mirë, veçanërisht me 10 lojtarë, trajneri është i mahnitshëm, lojtarët bënë punë të mahnitshme, është vetëm faji im”.
“Unë mora vendimin për të luajtur, duhet të kisha marrë një vendim tjetër në dy muajt e fundit, por nuk e bëra. E gjitha ishte në lidhje me kontratën time, pavarësisht nëse qëndroj apo jo. Kam 14 ditë që jam këtu, dhe kjo është e gjiths. Sot ishte faji im”, vazhdoi braziliani.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...