Manchester City e pret Arsenalin në ndeshjen e parë për të dyja në Premierligë, pas rifillimit të sezonit pas një pushimi të detyruar mbi tremujor shkaku i pandemisë koronavirus, me synim për t’ia shtyrë festën Liverpoolit.
Takimi mes Manchester City dhe Arsenalit do të luhet në Etihad duke filluar në orën 21:15, pa praninë e tifozëve, raporton Gazeta Express.
Një humbje e skuadrës së Pep Guardiolës sonte, nënkupton se Liverpooli do të shpallet kampion i Premierligës në fundjavë nëse fiton ndaj Evertonit.
Ndërkohë, Arsenali është i vetëdijshëm se çfarëdo rezultati përveç fitores në këtë ndeshje, do të thotë hap i madh prapa në luftë për kualifikim në Evropë sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Mikel Artetës renditet në vendin e nëntë me 40 pikë, tetë më pak se vendi i katërt, Chelsea dhe pesë më pak se vendi i pestë, Manchester United.
Dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë titullar në këtë takim.
Formacionet zyrtare:
Manchester City:

Arsenal:

The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...