Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka reaguar lidhur me rrugën Deçan – Plavë. Të martën është promovuar pjesa e parë e kësaj rruge, që sipas kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është projekt i rëndësishëm për trojet shqiptare.
Gjuriq ka reaguar lidhur me një kontest që është me Manastirin e Deçanit, për pronat në afërsi të këtij objekti fetar. Gjuriq ka kërkuar që të respektohet zona e mbrojtur e manastirit dhe “të ndalet paligjshmëria”.
“Pres që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të reagojnë me vendosmëri dhe të parandalojnë paligjshmërinë në afërsi të manastirit, i cili është në listën e UNESCO-s për trashëgiminë kulturore botërore”, thuhet në një deklaratë të Gjuriqit.
Për përurimin e rrugës ka reaguar edhe Lista Serbe, që është pjesë e Qeverisë së Kosovës.
“Lista Serbe është e dëshpëruar me ceremoninë e sotme për hapjen e një pjese të rrugës, ku morën pjesë anëtar të Qeverisë së Kosovës. Rruga ndërtohet në zonën e Manastirit të Deçanit, që me ligj është e mbrojtur dhe në kuadër të kësaj ndalohen punime të tilla”, thuhet në reagim e kësaj partie.
Lista Serbe ka dënuar sjelljen e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe ka ftuar përfaqësuesit ndërkombëtar që “të reagojnë menjëherë dhe të ndalin këto aktivitete ilegale”.
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...
Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsal
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos
Bashkimi arrin fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Bo...
Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë dis...
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...