Raportet politike brenda së majtës thuajse janë inekzistente.
Kreu i PDS-së Paskal Milo në Top Talk pohoi se raportet mes tij dhe Kryetarit të PS-së Edi Rama janë zero.
I pyetur se kur kishte patur një bisedë politike për herë të fundit me kreun e socialistëve, Milo u shpreh se nuk e mbante mend. Sipas tij 2013 ishte koha kur fliste me Ramën para se PS-ja të vinte në pushtet..Më pas gjithçka është shuar deri në heshtje pohoi ish-aleati i vogël i socialistëve.
Milo tha se Rama mendon se partitë aleate janë parazite ndaj ka vendosur të mos i konsiderojë, por kjo do ta dëmtojë të majtën në tërësi sipas tij pasi fragmentarizimi nuk i shërben askujt.
Milo u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me çdo forcë politike apo koalicion që do të shfaqë interes në kuadër të sistemit aktual elektoral që favorizon koalicionet në garën zgjedhore.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump