Shoqata e radio taksive në Prishtinë kërkon të ndalohet operimi i taksive nga qytetet tjera

11:42 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

Shoqata e radio taksive, në shenjë pakënaqësie për mos krijimin e kushteve për punë nga ana e Komunës së Prishtinës, ka protestuar edhe sot.

Agron Krasniqi, avokat i shoqatës së auto taksive tha se kanë adresuar mijëra probleme me vite mirëpo nuk janë marrë parasysh nga komuna e  Prishtinës, shkruan arbresh.info.

“Përfaqësojmë mbi 1000 punëtorë, ka vite ku shoqata ka adresar problemi mirëpo nuk janë marr parasysh”, tha Krasniqi

Ai po ashtu përmendi edhe tri problemet kryesore me të cilat po hasin radio taksitë.

“Tri problemet me te cilat ata po përballen janë operimi i taksive të cilat kanë licencë edhe në komunat tjera në rajon të Prishtinës. Lëshimi i licencave të reja pa pasur rregullore të caktuar dhe rregullorja e vjetër e cila sipas tyre është shumë e mangët. Të ndalohet aktiviteti i taksive ilegale”, ka thënë ai.

“Lëshimi i linjave te reja pa pasur rregullore të caktuar, të gjitha radio taksitë po funksionojnë vetëm me 30% te kapaciteteve. Rregullorja e vitit 2012 e cila është e mangët”, ka shtuar Krasniqi

Ndërsa përfaqësuesi  i shoqatës së radio taksive shprehi po ashtu të njëjtin shqetësim.

“Të njëjtat probleme i kemi, kompani të licencuar të cilat kanë më shumë leje të punës të cilët vinë nga komunat tjera dhe operojnë njëjtë si ne”, ka thënë ai.

Protesta është mbajtur dje dhe do të mbahet edhe nesër, ku 50 vetura të auto taksive do të parkohen përreth objektit të komunës pa e penguar komunikacion nga ora 11:00 deri 12:00./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale