Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka reaguar pas deklaratës së Qeverisë së Kosovës se kontribuuesit mund të tërheqin 10% e shumës nga TRUST.
Në reagimin e kësaj të fundit thuhet se ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar për këtë çështje, shkruan arbresh.info.
Gjithashtu aty thuhet se kërkohet që të shmangen vizitat në Trust për shkak të kufizimeve për parandalimin e përhapjes se Covid 19.
“Të nderuar kontribuues, këto ditë kemi një fluks të madh të mesazheve dhe vizitave për çështjen e 10%-shit, që është deklaruar nga Qeveria e Kosovës se do t’ju lejohet kontribuuesve t’i tërheqin nga Trusti.
Ju njoftojmë se NUK KA ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheq mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim.
Ju lutemi, po ashtu, të shmangni vizitat në zyrat tona për çështjen e 10%-shit, pasi kështu po vështirësohet tejet shumë shërbimi i kontribuuesve, kjo për shkak të kufizimeve që janë në fuqi nga pandemia e COVID-19”, thuhet në reagimin e TRUST./arbresh.info/
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...