Nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme dhe duhet të ketë zgjedhje që të gjitha institucionet të kthehen në kapacitet të plotë sepse do të duhet të merremi edhe me pandeminë, ashtu edhe me krizën ekonomike, tha kryeministri Oliver Spasovski sot nga Strumica.
“Në momentet kur liderët politikë nuk mund të bien dakord, institucionet e shtetit veprojnë. Nuk ka më asnjë arsye për një gjendje të re të jashtëzakonshme në vend, dekreti përcakton që zgjedhjet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. I bëj thirrje të gjitha subjekteve politike që të dalin në skenën politike dhe të përballen me konceptet e tyre për të ardhmen e vendit dhe në bazë të atyre koncepteve të kërkojnë mbështetje nga qytetarët. Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nevojë urgjente për kthimin e plotë të të gjitha institucioneve dhe Kuvendit dhe qeverisë së re politike dhe të gjitha institucioneve sepse do të duhet të merremi edhe me pandeminë, ashtu edhe me krizën ekonomike, por gjithashtu kemi shumë projekte që duhen vazhduar të ndërtohen si investime kapitale. Kështu që zgjedhje duhet të ketë”, tha Spasovski, përcjell telegrafi maqedoni.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu