Jurgen Klopp është i vendosur të vazhdojë me përmirësimin e skuadrës së tij, dhe raportohet se është vënë pas dyshes së shkëlqyer të Wolves.
Mediet në Angli bëjnë të ditur se Ruben Neves dhe Adama Traore, janë dëshirat e trajnerit të Liverpool, përcjell lajmi.net.
Liverpool janë në prag të suksesit në Premierligë, ku janë gjashtë pikë larg titullit të kampionit, dhe tani po mendojnë për sezonin e ri.
Një numër lojtarësh, përfshirë Xherdan Shaqirin, e kanë pothuajse të sigurt largimin.
Klopp është admirues i madh i punës së Nuno Espirito Santo po bën te Wolves, e në veçanti i lojtarëve Neves dhe Traore, për të cilët do të ishte i gatshëm të shpenzonte deri në 110 milionë funte.

Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...