Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot një grup biznesmenësh tanë, me të cilët bisedoi për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë COVID- 19, si dhe për ndihmesën që mund të japin në këtë aspekt bizneset e bashkatdhetarëve tanë.
Gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti ritheksoi se krahas menaxhimit të pandemisë COVID- 19
Hoti takon biznesmenët, flasin për rimëkëmbjen ekonomike

Ndërsa, përfaqësuesit e bizneseve nga diaspora, të cilëve u printe , Lazim Destani i kompanisë “Ekolog”, njëherësh president nderi i Unionit të bizneseve shqiptare në botë, pohuan se ata janë të gatshëm të investojnë dhe të ndihmojnë me tërë kapacitetet e tyre për të ndihmuar që të zbuten pasojat ekonomike të kësaj ekonomie.
Në këtë takim, po ashtu, të pranishëm ishin edhe z. Nazmi Viqa, nga AWR Abbruch GMBH, kryetar i Unionit të bizneseve shqiptare në Gjermani, Remzi Ejupi, pronar i “Eurokoha” dhe Skender Xhakaliu, ish-ambasador i Kosovës në Gjermani.
Kryeministri Hoti, me këtë rast, falënderoi biznesmenët tanë që këto ditë siguruan dhjetë mijë teste për COVID-19./arbresh.info/

Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...