Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë referuar indicios së marrë nga Policia Kufitare, ka bllokuar 132 litra produkte të mbrojtjes së bimëve (Sunfire 240SC, Sedlene Fuerte), të cilat i përkisnin pasagjerit të linjës Vlorë-Brindisi me iniciale V.A , i cili u ndalua nga Policia kufitare.
Këto produkte të cilat u tentuan të futen në vendin tonë, nuk bënin pjesë në listën e Pesticideve të lejuara, të miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
“Referuar shkeljeve të konstatuara çështja i kaloi për ndjekje të mëtejshme Krimit Ekonomik dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i vendosur për të ndëshkuar çdo tentativë shkelje ligjore me zero tolerancë ndaj kujtdo që tenton të cënojë sadopak sigurinë ushqimore”, njofton AKU./TCH
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...