Kryeministri Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot koordinatoren e UNDP-së, udhëheqëse e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.
Kryeministri Hoti, duke e vlerësuar rëndësinë e mbështetjes së UNDP-së, sidomos gjatë kësaj periudhe, e siguroi Richardson se Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me UNDP-në dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë në Kosovë, me qëllim të realizimit të programeve zhvillimore, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve.
Ai, me këtë rast, tha se krahas menaxhimit të pandemisë COVID-19, Qeveria e Kosovës e ka përcaktuar si prioritet edhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Ndërsa, Ulrika Richardson, pasi e uroi kryeministrin Hoti për marrjen e detyrës së re, pohoi se misioni që ajo udhëheq, do të vazhdojë t’i ofrojë edhe më tej përkrahje Kosovës, nëpërmjet programeve të shumta zhvillimore në kuadër të UNDP-së./arbresh.info/



Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...