Pas situatës kaotike të krijuar në Durrës nga plehrat, Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një mbledhje të jashtëzakonshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.
Në mbledhje është miratuar një vendim i rëndësishëm, ku i është dhënë “OK” propozimit për shpalljen e emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e bashkisë Durrës, për shkak të mbylljes së venddepozitimit të Porto-Romanos.
Kujtojmë se rrugët e Durrësit janë të tejmbushura me mbeturina urbane prej gati një jave dhe ajri është ndotur nga era e rëndë e plehrave, për shkak të mbyljes së sheshit të depozitimit të mbetjeve në Porto Romano, të cilin qeveria shqiptare synon ta transformojë në një park urban ekologjik falë një investimi prej 15 milionë eurosh./BW
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellë...
Elijona shpërthen në lot, Klodi i qëndron pranë
Rama: Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm tryezën e udhëh...
Vazhdon protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet për disa or...
Lewandowski do të qëndrojë te Barcelona edhe për një sezon?
Mbi 50 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë