Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka rrëfyer një moment nervoze kur më herët ishte në studio televizive me Glauk Konjufcën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai tha se ishte gati ta grushtonte Konjufcën për flamurin e Kosovës, por se u përmbajt.
“Një herë para shumë viteve jam nxehur shumë në një debat me Glauk Konjufcën në Info Magazine sa që në minutën e fundit jam menduar dhe kam thënë se si mund të dukem nesër para studentëve, një njeri që grushtohet me dikë në publik. Por, e kam frenuar veten dhe shyqyr që e kam frenuar pasi që aty është punë sekonde”, ka thënë Spahiu në Klan Kosova.
“Glauku ka bërë njëfarë ofendimi duke thënë për flamurin e Kosovës se kërkush nuk sakrifikon dhe mua në atë moment më ka ardhur që t’ia fusë grusht hundëve dhe t’i them se unë e sakrifikoj edhe jetën time dhe mund të vras edhe ty për flamur të Kosovë, por nuk e kam bërë. Ky ka qenë ofendim që ka bërë ai”.
Spahiu tha se moderatorët nuk duhet të lejojnë që debati të kalojë në fyerje sepse nëse kalon atëherë “s’ka tjetër mundësi përveç grushteve”.
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind