Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.
Kryeministri Hoti dhe ministri Kuçi gjatë takimit të mbajtur në MEA kanë biseduar për gjendjen ekonomike në Kosovë, me theks të veçantë për ndërmarrjet publike dhe energjetikën.
Sipas njoftimit, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka në dikasterin saj ndërmarrjet publike dhe energjetikën, dhe Ministri Kuçi e njoftoi kryeministrin Hoti për projektet mbështetëse që realizohen në këto fusha.
Po ashtu në takim është biseduar edhe për koordinimin sa më të mirë të punëve mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambienti dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kjo është vizita e parë e kryeministrit Hoti në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit./arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira