Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, është institucioni kyç që duhet kujdeset për cilësinë e ushqimit që vjen në tryezën tonë.
Bert Lili, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së thotë se numri i lartë i inspektimeve dhe gjobave nuk garanton siguri ushqimore.
“Inspektimet e bëra në periudhën e fundit janë 14405 të tillë, kemi 60 gjoba dhe 499 paralajmërime për të arritur standardet e duhura”, shprehet Lili.
Ushqimet me origjinë shtazore ne vendin tonë jo gjithmonë janë të sigurta për t’u konsumuar.
“Gjithmonë në sektorin e ushqimit problemi është sektori i produkteve me origjinë shtazore. Është sektori që duhet kontrolluar monitoruar për të arritur gjurmueshmërinë si dhe standarde më të larta”, sqaron Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së.
Ligji i ri i Veterenarisë pritet të përmirësojë cilësinë e ushqimeve me origjinë shtazore.
“Ligji i Veterinarisë i sapomiratuar në Kuvend bën të mundur vaksinimin falas të gjithë bagëtive dhe matrikullimin e tyre; për këtë arsye shtohen 400 veterinerë si trup inspektuese”.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...