Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar legjendën Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta para dy viteve.
Thaçi përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook ka falënderuar Vokrrin për të gjithë kontributin e dhënë për Kosovën, shkruan portali arbresh.info.
“Dashurinë për futbollin e shndërroi në kontribut jetësor për Kosovën. Në dyvjetorin e vdekjes e kujtojmë legjendën Fadil Vokrri, i cili e zhvilloi dhe ndërkombëtarizoi sportin kosovar në arenën ndërkombëtare. Me profesionalizimin, urtësinë dhe vizionin e tij, Vokrri arriti ta anëtarësoi Kosovën në UEFA dhe FIFA. Gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij! HTH”, ka shkruar ai.
Fadil Vokrri vdiq nga një sulm në zemër në vitin 2018 në moshën 57-vjeçare./arbresh.info.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/3875109495892714/?type=3&theater
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s