Inter ka interesim mjaftë të madh për sulmuesin, Federico Chiesa, por Fiorentina nuk ka pranuar ta zvogëlojë çmimin.
Chiesa ka shkëlqyer këtë sezon në Seria A duke fituar vëmendjen e skuadrave të mëdha, por çmimi i lartë shihet si problem për Juventus-in dhe Inter-in, transmeton portali arbresh.info.
Dy gjigantët italian kanë kontaktuar Fiorentina-n dhe kanë pyetur për 22-vjeçarin, por presidenti i klubit italian ka konfirmuar se Chiesa largohet vetëm nëse paguhet çmimi i duhur.

Sipas La Repubblica, kartoni i Chiesa-s kushton 70 milionë euro, vlerë e cila është shumë e madhe për skuadrat e tjera shkaku i pandemisë së koronavirusit.
Inter shihet si favorit sepse ka treguar më shumë interesim sepse është në dijeni që në verë do e humbë Lautaro Martinez, andaj e sheh italianin si partneri ideal për Romelu Lukaku-n./arbresh.info
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...
Formacionet zyrtare: Malisheva për fitoren e tretë radhazi, ...
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...