Sulmuesi i Real Madrid-it, Gareth Bale ka munguar në stërvitje shkaku i lëndimit në këmbë, derisa “Los Blancos” janë duke u përgatitur për rikthimin e La Liga-s.
Ministri i Spanjës ka lejuar që futbolli të rifillojë, ndërsa me 11 qershor do zhvillohen ndeshjet e para që nga suspendimi në mars, transmeton portali arbresh.info.
Real Madrid të dielën e ardhshme do përballet me Eibar, por Bale ka shqetësime në këmbë.
Uellsiani që dukej në top formë ka pësuar lëndim në këmbë edhe pse lëndimi nuk shihet si serioz.

Tjetër lojtar që ka munguar është edhe sulmuesi Luka Jovic, i cili vazhdon të shërohet nga lëndimi që ka pësuar në maj.
Nga ana tjetër, Eden Hazard dhe Marco Asensio janë shëruar dhe janë të gatshëm të rikthehen në aksion.
Skuadra e Zinedine Zidane është duke garuar me Barcelonën për La Liga dhe momentalisht renditën në pozitën e dytë./arbresh.info.
Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e...
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgji...
Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi: 18 parti konfirmojnë pjesëma...
“UEFA duhej ta ndalte ndeshjen, nuk kanë yje të vërtetë” ...
Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuar për vrasjen në Akt...
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...