Nga kabineti i zv/kryeministrit Musa Xhaferi, ekskluzivisht për Agjencinë e Lajmeve “Zhurnal”, edhe zyrtarisht kanë demantuar informacionin që u publikua në disa portale, për kinse shpërthim të një lënde eksplozivi në shtëpinë familjare të zëvendëskryeministrit Xhaferi.
Muhamed Hoxha, zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në një prononcim ekskluziv për Agjencinë e Lajmeve “Zhurnal”, thotë se shpërthimi ka ndodhur në një vetur në lagjen “Xhon Kenedi”, ku dhe ndodhet shtëpia e zëvendëskryeministrit Xhaferi, por shpërthimi nuk ka të bëjë me këtë të fundit.
Ndryshe, detonimi është dëgjuar në lagjen Tophanë të Shkupit, konkretisht në oborret e shtëpive të personit Premtim Reka (27.05.1966) dhe Rexhep Shurdhani (10.01.1942).
Jo zyrtarisht, bomba është hedhur nga një veturë në lëvizje, ndërkohë që informatat e para flasin se nuk ka asnjë të lënduar.
Ekipet e policisë dhe krim-teknikës tashmë po hetojnë vendin dhe mjetin shpërthyes, ndërkohë që në vendngjarje është edhe përfaqësuesi i prokurorisë publike.
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...