Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka kërkuar nga Prokuroria Speciale arrestime ndaj regjimit të Beogradit, të cilët kryen masakër në familjen Jashari në mars të vitit 1999.
Prokuroria Speciale e Shtetit ka nisur hetime për vrasjen e Adem Jasharit dhe 58 anëtarëve të familjes së tij.
Bekim Jashari në një intervistë për portalin arbresh.info ka thënë ‘dashtë Zoti ta kenë pernime’ dhe të mbledhin prova e të dënohen kriminelët serbë.
“Janë bërë disa vite dhe dashtë Zoti ta kenë pernime jo vetëm në teori për me mbledh fakte si duhet dhe më padite dhe me u dënua regjimi I Beogradit, qeverisja e atëhershme apo shteti serb. Qeveria duhet të i paguaj dëmet që i ka bërë jo vetëm për familjen tonë por për të gjitha”, tha ai.
“Kam frikë se do të jenë më shumë politikë dhe lëmoshë ndaj familjeve që kanë përjetuar këso raste”, tha ai.
Bekim Jashari nuk është intervistuar nga Prokuroria Speciale, por ai thotë se e kanë thirrur për të kontaktuar Besarta Jasharin.
“Jam kontaktuar, me kanë kërkuar të intervistojnë motrën Besartën dhe i kam qit në kontakt me të. Në kohën kur ka ndodh sulmi ka qenë Besarta dhe Bashkimi në shtëpi”.
“Ka prova e fakte me thasë”, tha në fund Jashari./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...