Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka folur pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, duke e quajtur atë një rezultat të shumë orëve bisedime ku vlerësoi rolin e të gjitha palëve dhe sakrificën e tyre për të hequr dorë nga diçka në dobi të vendit.
“Jemi shumë të lumtur që kemi parë palët politike që kanë arritur në marrëveshje këtë mbrëmje. Ky është rezultati i shumë orëve bisedimi nga të gjithë prej atyre që ishin pjesë. Çdo palë dhe person kontribuoi për këtë proces dhe të gjithë dhanë shumë duke hequr dorë nga diçka.
E bënë këtë gjë që të jetë Shqipëria ajo që të fitojë. Disa do ta kritikojnë si jo të mjaftueshme këtë marrëveshje, por po ta shikojmë në një kuadër më të gjërë, kjo është një gjë për të cilin të gjithë më pas do japim mbështetjen e tyre. Sa i përket SHBA ne jemi krenarë dhe do vazhdojmë t’iu mbështesim në rrugën drejt BE”, tha Yuri Kim.
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...