Duket se depërtimi i ciklonit nga Atlantiku do të sjellë sërish mot me vranësira e shi në Kosovë.
Sipas Prishtina Weather të premten dhe të shtunën pritet shi dhe me mundësi për bubullima, transmeton portali arbresh.info.
4.06.2020 – Depërtimi i një cikloni nga Atlantiku në veri të rajonit, në ditët e ardhshme do të sjellë sërish mot të paqëndrueshëm me vransira, e kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu, e ditën e shtunë me mundësi edhe për bubullima.
Mirëpo në aspektin termik, masa të ngrohta ajrore që kanë filluar të shtrihen mbi rajon do të mbajnë temperaturat rreth vlerave mesatare, ndërsa nga dita e dielë do të shënojnë rritje edhe mbi 25C. Sipas parashikimeve të fundit, javën e ardhshme do të mbajë mot jostabil, me mundësi për reshje lokale shiu kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
5.06.2020 – Ngrohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në disa pjesë edhe me erë më të theksuar jugperëndimore. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Temperaturat në vise të ulëta 9C deri 24C, e në vise malore 7C deri 16C. Era do të fryj mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 4-15m/s, me hove edhe deri në 18m/s. Indeksi UV: 7.
6.06.2020 – Ngrohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Herë herë priten reshje lokale shiu, e orëve të pasdites me mundësi edhe për bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 23C, e vise malore 7C deri 15C. Do të fryj erë mesatare nga jugu-jugperëndimi 5-12m/s. Indeksi UV: 5./arbresh.info/
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...