Fundjavën e kaluar dyshja festuan përvjetorin e gjashtë të martesës.
Ditët e izolimit nuk kanë qenë edhe aq të mira për Kim Kardashian dhe Kanye West, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info
Ylli televiziv, 39-vjeçare dhe reperi, 42-vjeçar raportohet se kanë qenë në ‘faqe të ndryshme’ këtë periudhë sipas një burimi të “Us Weekly”.
Çifti kanë qëndruar të izoluar nga coronavirusi me katër fëmijët e tyre – North, 6, Saint, 4, Chicago, 2 dhe Psalm, 12 muajsh – por nuk kanë qenë mjaft të afërt pranë njëri-tjetrit për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të ndryshme.

“Nganjëherë ata janë në faqe të ndryshme. Ajo zgjohet herët dhe ushtron, ndërsa ai zgjohet vonë”, ka thënë burimi. “Kim është duke ushtruar gjithnjë dhe duke i bërë gjërat e saj. Kanye ka një kohë më të vështirë pasi nuk e ka rutinën e njejtë si të Kim”.
Ky lajm erdhi mes thashethemeve të shumta se marrëdhënia e çiftit me profil të lartë u përkeqësua pasi ata vazhdojnë të jenë të izoluar mes pandemisë së coronavirusit. /arbresh.info/
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...