Real Madrid ka vendosur që në verë ta shesë mbrojtësin Nacho Fernandes, derisa Roma dhe Napoli janë të interesuar.
30-vjeçari nuk ka është në planet e Zinedine Zidane dhe ka arritur të bëjë vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht disa lëndimeve, spanjolli nuk ishte pjesë e formacionit të Zidane në pesë ndeshjet e fundit në La Liga.

Sipas Calciomercato, “Los Blancos” kanë dhënë dritën e gjelbër për shitjen e mbrojtësit dhe kërkojnë 10-12 milionë euro.
Roma dhe Napoli janë në garë për Nacho-n, të cilin e shohin si ideal për mbrojtje.
Real Madrid dëshiron që në verë të bëjë disa transferime në mbrojtje, andaj do e shesin Nacho-n për të lënë hapësirën./arbresh.info.
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...