Më 16 qershor Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të mësojë kundërshtarët e fazës së fundit të kualifikimeve për “Euro 2022”.
Për shkak të ngritjes që ka bërë në vitet e fundit, Kombëtarja jonë fillon prej fazës së dytë kualifikuese, përkatësisht prej kualifikimeve të rregullta. Tashmë janë zhvilluar dy raunde kualifikimesh (faza e parë kualifikuese dhe raundi eliminues), por pa Kosovën pjesë të tyre.
Kjo është bërë e mundur falë rezultateve pozitive në vitet e fundit. Në fazën e fundit kualifikuese do të garojnë 32 Kombëtare që do të ndahen në tetë grupe. Kosova do të synojë hapin e ardhshëm, përkatësisht kualifikimin historik në kampionat evropian. Kualifikimi arrihet duke u renditur në njërën nga dy vendet e para në grup, por është i mundur edhe prej pozitës së tretë në grup. Shumë varet nga shorti që do të tërhiqet më 16 qershor nga ora 17:00.
Direkt në Evropian kualifikohen Hungaria e Sllovakia si nikoqire e po ashtu Spanja si fituese e Euro 2020 dhe Kroacia si nënkampione. Përmes kualifikimeve do të caktohen 20 kombëtaret tjera pjesëmarrëse. Ndeshjet e para do të luhen më 4 e 5 nëntor të këtij viti, kurse menjëherë më 7 e 8 nëntor janë ndeshjet e dyta. Ndeshjet tjera luhen vitin e ardhshëm, deri në fillim të majit.
Në short Kosova do të jetë në vazon e katërt së bashku me Finlandën, Italinë, Turqinë, Izraelin, Estoninë, Greqinë dhe Ishujt Faroe. Në vazon e parë janë Norvegjia, Suedia, Danimarka, Gjermania, Franca, Sllovenia, Çekia dhe Islanda. Në vazon e dytë janë Austria, Bjellorusia, Portugalia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Rusia, Mali i Zi, Holanda.
Zvicra, Lituania, Rumania, Bosnjë-Hercegovina, Ukraina, Letonia, Polonia e Belgjika janë në vazon e tretë për shortin e 16 qershorit.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot