Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se të burgosurit në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan nuk i kanë ndalur aktivitetet, pavarësisht situatës me pandeminë.
Sipas njoftimit, të burgosurit në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese kanë rinovuar kuzhinën e Qendrës Edukuese Korrektuese Lipjan.
“E gjithë puna është kryer nga të dënuarit e pavijoneve gjysmë të hapura, të udhëhequr nga stafi i QKL-së, ndërsa në aspektin profesional është mbikëqyrur nga Divizioni i Inxhinieringut të SHKK-së. Të burgosurit, përveçse kanë aktivitete të shumta edukative, sportive, ata zhvillojnë edhe aktivitete tjera, me të cilat shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë. Falë punës së të burgosurve, tani të miturit e QEKL-së ,por edhe stafi kanë kushte më të mira për tu ushqyer në këtë kuzhinë”, thuhet në njoftim.
Përmes këtyre aktiviteteve, sipas SHKK-së, po synohet të ndikohet në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, e po ashtu të racionalizohet edhe buxheti i SHKK-së
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...