Komuna e Podujevës ka njoftuar se pesë personat që rezultuan mbrëmë pozitivë për COVID-19, tashmë janë në vetizolim.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna ka bërë me dije se katër raste janë nga një familje e fshatit Dobërdol dhe burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Prishtinës, kurse rasti i pestë është një qytetar i Podujevës, i cili dy ditë më parë ka ardhur nga Austria.
Siç ka njoftuar komuna, menjëherë pas konfirimimit të rasteve janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, janë kontaktuar familjet e të infektuarve dhe është bërë dezinfektimi i shtëpive ku banojnë ata.
“Nënkryetari Rudari kërkoi që të ndërmerren masat konform me udhëzimet e IKSHPK, të vetizolohen personat e prekur me COVID-19 dhe të kryhen kontrolle mjekësore në familjet e tyre. Gjatë takimit të sotëm u ngrit si shqetësim edhe çështja e pjesëmarrjes së qytetarëve në ceremonitë mortore dhe organizmit të pritjes për ngushëllime”, thuhet në njoftim.
Në komunën e Podujevës, që nga shpallja e pandemisë e deri më tani janë regjistruar gjithsej 14 raste të personave të infektuar më COVID-19, prej tyre 8 pacientë janë shëruar, kurse një qytetar i infektuar ka ndërruar jetë.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Vetizolohen pesë personat e infektuar me COVID-19 në Komunën e Podujevës
Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19, në takimin e sotëm ka diskutuar për veprimet që duhet të ndërmerren pas raportimit të pesë rasteve të reja me të infektuar me koronavirus.
Në takimin e sotëm të Shtabit Emergjent, të cilin e udhëhoqi nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, u tha se pas testimeve të kryera në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK të hënën kanë rezultuar pesë persona të infektuar me COVID-19 nga komuna e Podujevës.
Katër raste janë nga një familje e fshatit Dobërdol dhe burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Prishtinës, kurse rasti i pestë është një qytetar i Podujevës, i cili dy ditë më parë ka ardhur nga Austria.
Menjëherë pas konfirimimit të rasteve janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, janë kontaktuar familjet e të infektuarve dhe është bërë dezinfektimi i shtëpive ku banojnë ata.
Nënkryetari Rudari kërkoi që të ndërmerren masat konform me udhëzimet e IKSHPK, të vetizolohen personat e prekur me COVID-19 dhe të kryhen kontrolle mjekësore në familjet e tyre.
Gjatë takimit të sotëm u ngrit si shqetësim edhe çështja e pjesëmarrjes së qytetarëve në ceremonitë mortore dhe organizmit të pritjes për ngushëllime.
Shtabi komunal apelon te qytetarët, që pavarësisht lehtësimit të masave, të vazhdohet me respektimin e rekomandimeve dhe masave mbrojtëse nga IKSHPK, të shmangen tubimet dhe të ruhet distanca sociale.
Në komunën e Podujevës, që nga shpallja e pandemisë. deri më tani janë regjistruar gjithsej 14 raste të personave të infektuar më COVID-19, prej tyre 8 pacientë janë shëruar, kurse një qytetar i infektuar ka ndërruar jetë.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër