Flet Haxhi Shala, tregon pse ishte kundër qeverisë Hoti

09:08 | 2 Qershor 2020
M. A.

Deputeti I Nismës, Haxhi Shala deklaroi mbrëmë se ndoshta nuk do të voton qeverinë Hoti.

I pyetur nga portal arbresh.info pese nuk do të votojë qeverinë e re pasi që partia e tij është ne koalicion me LDK, ai tha për shkak të falsifikimit të mundshëm nga Gjykata Kushtetuese.

“Nuk kam arsye personale as ndonjë kusht për qeverinë Hoti por arsyeja pse unë kam thënë që s’do ta votoj është dyshimi për falsifikim që mund të ketë bërë Gjykata Kushtetuese. Kjo çështje me ka nervozuar. Pasdite dal me një qëndrim zyrtarë”, tha ai për arbresh.info.

Të hënën Gjykata Kushtetuese e ka publikuar aktgjykimin e plotë për dekretin e presidentit që e mandaton Avdullah Hotin (LDK) për kryeministër, duke e fshirë paragrafin për të cilin mediat ka raportuar të dielën se është jorelevant.

Bëhet fjalë për paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, dispozitë që flet për situatën pasi në Kuvend subjekti më i madh politik dështon të sigurojë vota në Kuvend për ta formuar Qeverinë, gjë që nuk ka qenë rasti me LVV-në.

 

Shpërndaje në rrjete sociale