Komuna e Prishtinës do të siguroj automjetet që ka në pronësi.
E, për këtë ka planifikuar të shpenzoj mbi 100 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin për kontratë të bërë publik nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik thuhet se për këtë kontratë te saktësisht vlera e parashikuar është 109 mijë euro.
Sigurimi do të bëhet për 36 muaj.

Aty nuk bëhet e ditur se sa veturave do të u bëhet sigurimi teksa janë cekur kushtet e pjesëmarrjes.
“Operatori Ekonomik duhet të përmbushë kërkesat e specifikuara në nenin 65 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), Ligji nr. 04 L-42. LPP mund të shkarkohet nga http krpp.rksgov.n”. Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata te ngjashme, ne vlere minimale prej 160,000.00 Euro, në 3 (tri ) vitet e fundit (duke filluar nga data e publikimit te Njoftimit për kontratë)”, thuhet në njoftim.
Lloji i procedurës është i hapur, ndërsa një ndër kriteret për dhënie të tenderit është ofrimi i çmimit më të ulët.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 25.06.2020 e po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tyre./arbresh.info/
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...