Derisa në këtë javë do të rifillojë futbolli kosovar në Ipko Superligën e Kosovës dhe në Digitalb Kupë ka ardhur një siguri më e madhe për mbrojtjen e futbollistëve, trajnerëve dhe zyrtarëve të tjerë karshi pandemisë COVID-19.
Kjo për shkak se në Kosovë tashmë kanë ardhur rreth 10 mijë teste tjera për koronavirus, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre pritet të përdoret për futbollin, përkatësisht për ta mbajtur nën kontroll shëndetin e futbollistëve që do ta vazhdojnë garën futbollistike.
Kështu ka thënë presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, i cili bashkë me biznesmenët tjerë, Lazim Destani dhe Nazmi Viqa, ia siguruan Kosovës donacionin prej rreth 10 mijë testeve, të cilat do të përdoren për qytetarët e vendit dhe një pjesë do t’i lihet në dispozicion sportit.
Siç dihet, Federata e Futbollit e Kosovës e ka lejuar vazhdimin e garave në IPKO Superligë dhe Digitalb Kupë, por jo edhe në Ligën e Parë dhe kategoritë tjera ku garat është deshtë t’i anulojë shkaku i koronavirusit.
Prokurorja West për ish-krerët: Të akuzuarit kanë kryer krim...
Prokuroria e Hagës kërkon nga 45 vjet burgim për çlirimtarët
Rama sot në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit Evropian
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag, Hamza: Kosova beso...
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag
Osmani uron António José Seguro-n për zgjedhjen si President...