Kosova gjatë muajit prill ka eksportuar produkte në vlerë 32.6 milionë euro.
Ndërsa, krahasor me muajin e njëjtë të vitit 2019 ka pësuar rënie për rreth 11.5%, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2020 të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
“Eksporti i mallrave në muajin prill 2020 kishte vlerën 32,6 milion euro, ndërsa importi 193,9 milion euro, është një rënie prej (11.5%) për eksport dhe (34.4%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019”, thuhet në raport.

E, sasia më e madhe e produkteve të eksportuara janë metale bazë dhe artikujt prej tyre.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (45.3%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (11.2%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (8.5%) produkte të industrisë kimike (8.3%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (5.6%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (5.3%) produktet minerale, (4.6%) produkte bimore (3.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj”, thuhet më tej në njoftim.

Rreth 40% e produkteve janë eksportuar në vendet e BE-së, ndërsa prin Gjermania.
“Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-28 arritën në 12,4 milion euro, ose rreth (38.2%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (1.1%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.9%), Britani e Madhe (5.6%), Holanda (4.0%), Suedia (4.0%), etj”, bëhet e ditur në raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Gjithashtu në muajin prill 2020, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 16,2 milion euro, ose (49.7%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (3.9%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (34.5%), Maqedonia (7.1%), Serbia (3.6%), Mali i zi (3.0%)./arbresh.info/
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...
Sot varroset malishevasi që dyshohet se bëri dje vetvrasje