Kryeministri rumun pagoi një gjobë në vlerë 550 euro për duhanpirje në ambient të mbyllur dhe mbajtje të takimit në ndërtesën e qeverisë, ku disa ministra dhe pjesëmarrës të tjerë nuk respektuan distancën sociale kundër përhapjes së koronavirusit.
Në fotografitë e publikuara në mediat rumune shihet kryeministri Ludovic Orban dhe të tjerët duke pirë duhan në tryezën me ushqim dhe shishe me alkool. Asnjëri nga personat në foto nuk mbante maskë dhe nuk respektuan rregullin e distancës sociale.
Orban për agjencinë e lajmeve Madiafax tha se fotografia është bërë më 25 maj për ditëlindjen e tij. Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe ministri i Jashtëm rumun dhe ai i Ekonomisë.
Deri më tani në Rumani janë konfirmuar 19.133 raste me koronavirus, ndërsa jetën kanë humbur 1.259 njerëz.
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë