Shkruan: Bedri Elezi
Paralajmërimet e LVV, për revoltë ndaj vendimit të Gjykatës kushtetuese, ku kjo Gjykatë i dha vizë formimit të qeverisë së re, duhet trajtohet me seriozitet nga organet e sigurisë.
Jemi dëshmitarë të një fjalori të ashpër politik në vend ditëve të fundit, andaj edhe paralajmërimet e LVV për revolt duhet të trajtohen si thellim ndarjeve të taborëve politike si dhe liderëve të vendit, rrjedhimisht këto zhvillmë na detyrojnë ti qesemi me seriozitetin më të lartë zhvillimeve të sigurisë në ditët në vijm, e sidomos kur kemi parasysh edhe përfshirjen eventuale të shërbimeve sekrete që nuk ia dojnë të mirën Kosovës, e që mund të shfrytëzojnë këto situata për agjenda tjera politike.
Organet e sigurisë, duhet fillojnë sa më parë me plane operative të preventives, sidomos në pjesën e masmedias dhe kanaleve tjera të komunikimit, ku mund të krijohet rrethana të përshtatshme për refuzimin e dhunës dhe në anën tjetër njëkohësisht shprehjen pakënaqësive përmes metodave demokratike.
Kosova më shumë se kurrë më parë ka nevojë reflektoj si një vend ku vlerat demokratike janë pranuar si të tilla dhe kështu edhe trajtohen.
Duke besuar fort se qytetarët e Kosovës e dijnë më së miri se dhuna është veprim i ulët i njeriut, revolta e tyre do të manifestohet me mjete demokratike dhe koherente.
Autori është Drejtor për Siguri në Institutin për Studime Ndërkombëtare
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...