E kemi konsideruar krejtësisht të panevojshme thirrjen e seancës së Parlamentit për sot dhe në orët e vonshme të pasditës, dhe u kemi bërë thirrje autoriteteve të shtetit që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kjo seancë të mos mbahet, thuhet në një komunikatë të AAK-së.
Mirëpo ato nuk kanë dashur t’i përfillin kërkesat e opozitës dhe arsyetimin se nuk ka kushte për mbajtjen e seancave të reja.
Në një situatë të tillë, opozita nuk ka pasur rrugëdalje tjetër përpos që të përdorë mjete të pazakonshme për pengimin e kësaj seance.
Edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjithë atyre kanë urdhëruar mbajtjen e seancës, që të tërhiqen nga një veprim i tillë krejtësisht i paarsyeshëm dhe ta përfillin kërkesën e opozitës dhe të shoqërisë civile për shtyrjen e seancave të reja.
Çdo eskalim i situatës në Kuvend ose jashtë tij, për AAK-në, është përgjegjësi e atyre që kanë dhënë urdhër që të mbahet seanca e sotme.
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...
Të shtëna me armë në një ceremoni diplomimi në Kaliforni, pl...