Temperatura të ulëta e vranët deri në ditët e para të qershorit

09:33 | 28 Maj 2020
Arbresh.info

Mbetet mot jostabil, me reshje lokale shiu dhe më i freskët, së paku deri nga ditët e para të muajit qershor.

Kështu bën të ditur Prishtina Weather, ku tregon se temperaturat minimale do të luhaten nga 5 gradë celsius deri në 8 gradë, kurse maksimalet 16 deri në 18 gradë celsius, transmeton portali arbresh.info.

27.05.2020 – Fusha të fuqishme anticiklonike që janë shtrirë mbi Evropën perëndimore e gjer në Skandinavi, kanë shtyrë fusha jostabile dhe masa më të freskëta ajrore polare në rajonin tonë. Këto fusha do të mbeten të bllokuara për disa ditë mbi rajonin tonë. Nën këto kushte do të vazhdoj të mbetet mot pa ndryshime të mëdha, i paqëndrueshëm, më i freskët, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, ndërsa orëve të pasdites dhe mbrëmjes vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima.
Sipas parashikimeve të fundit, nga pjesa e dytë e javës së ardhshme paraqiten tendenca për përmirësim të motit dhe ngritje të temperaturave.

28.05 – Freskët, vranësira dhe diell. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullimë.
29.05 – Freskët, kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullimë.
30.05 – Mbetet freskët, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me reshje lokale shiu, pasdite dhe në mbrëmje mundësi për bubullimë.
31.05 – Kryesisht me vranësira dhe freskët. Kohëpaskohe reshje lokale shiu pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për bubullimë.
1.06 – Kryesisht me vranësira dhe freskët. Kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Siç vërehet edhe nga grafiku i temperaturave, vlerat e temperaturave të parashikuara mbeten të ulëta dhe pak nën vlerat mesatare. Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri 8C, e maksimalet nga 16C deri 18C.
Era do të fryjë mesatare kryesisht nga krahu verior 4-10m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie përreth vlerave normale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale