Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, Qeveria sot solli Dekret me fuqi ligjore për zbatimit e Ligjit për marrëdhëniet e punës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në të cilin me nenin 4 është paraparë që mungesa nga puna e punonjëses për shkak të shtatzënisë, lindje ose birësimit, të vazhdojë të vijojë, ndërsa me këtë edhe kompensimi i pagës të vazhdojë të paguhet deri në skadimin e kohëzgjatjes së masave të përkohshme.
Sipas këtij vendimi, secila punonjëse të cilës i ka përfunduar mungesa nga puna për shkak të shtatzënisë, lindjes ose birësimit pas shpalljes së gjendje së jashtëzakonshme (18 mars 2020), ka të drejtë të vazhdojë mungesën nga puna dhe me këtë vazhdon ta shfrytëzojë kompensimin e pagës.
Mungesa, sipas njoftimi, mund të shfrytëzohen derisa zgjasin masat e përkohshme dhe nuk lidhet me gjendjen e jashtëzakonshme./Telegrafi/
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan