Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësues të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.
Në takim u diskutua kërkesa e kësaj Agjencie për sigurimin e buxhetit, i cili do ta mundësonte funksionimin e zyrave të saj pas përfundimit të mbështetjes nga donatorë të huaj.
Kryeparlamentarja Osmani potencoi rëndësinë e funksionalizimit të plotë të kësaj Agjencie për t`i garantuar qasje në drejtësi të gjithë qytetarëve të vendit, në veçanti kategorive sociale. Në këtë kontekst, zonja Osmani u zotua se do të ndërmarrë hapa konkret brenda kompetencave të saj për të ndihmuar Agjencinë për ta siguruar buxhetin për funksionim të saj.
Ndërkaq drejtoresha ekzekutive e ANJF-së, Anita Alaj- Kalanderi, e njoftoi kryetaren e Kuvendit se deri më tani kjo Agjenci ka proceduar afro 45 mijë kërkesa juridike të qytetarëve. Ajo ka theksuar se përkundër përpjekjes për t`u shtrirë në gjithë territorin e Kosovës, Agjencia nuk ka arritur ta bëjë këtë gjë, shkaku i kufizimeve buxhetore./arbresh.info
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...