Juventus është i interesuar për të huazuar mesfushorin e Lyon-it, Houssem Aouar.
Aouar është në kërkim të një skuadre të re, pasi Ligue 1 ka përfunduar parakohe, ndërsa Lyon nuk ka arritur të jetë në top katër, transmeton portali arbresh.info.
Shkaku i pandemisë së koronavirusit, “Zonja e Vjetër” nuk ka financa për të transferuar Aouar, andaj është duke u munduar ta huazojë për dy vite.

Sipas Corriere dello Sport, kampioni i Seria A ka kërkuar nga Lyon ta lejojë Aouar të huazohet në Torino për dy sezone me obligim të blerjes në fund të sezonit për 50 milionë euro.
Gjatë këtij sezoni për Lyon ka bërë 37 paraqitje duke kontribuar me shtatë asistime dhe nëntë gola./arbresh.info.
Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pro...
Vrasja e plagosja në Gjakovë, Prokuroria: I dyshuari është i...
Një vit nga zjarri tragjik në Koçan, ku humbën jetën 63 pers...
Historike: Filmi ku luan kosovarja, Luana Bajrami merr “Osca...
Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë
Rinia Demokratike e Kosovës sot mban aksion simbolik para Qe...