Organizata Botërore e Shëndetit ka pezulluar testimin e ilaçeve të malaries për hidroksi-klorokuinë tek pacientët me COVID-19 për shkak të shqetësimeve të sigurisë, tha të hënën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Hidroksi-klorokuina është përmendur nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe të tjerë si një trajtim i mundshëm për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi i ri. Presidenti amerikan ka thënë se po e merrte ilaçin për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit.
“Grupi ekzekutiv i ka vendosur një pezullim të përkohshëm seksionit për hidroksi-klorokuinën, brenda procesit të testimit “Solidaritet”, ndërsa të dhënat e sigurisë janë duke u shqyrtuar“, tha zoti Ghebreyesus në një konferencë informimi në internet, duke shtuar se vazhdojnë punën degët e tjera të testimit – një iniciativë kryesore ndërkombëtare për të zhvilluar prova klinike të trajtimeve të mundshme për virusin.
OBSH-ja ka rekomanduar më parë mospërdorimin e hidroksi-klorokuinës për të trajtuar ose parandaluar rastet e personave që infektohen me koronavirusin, me përjashtim të provave klinike./voa
Kos: Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtar...
Maqedonci takon homologun belg, diskutohet thellimi i bashkë...
Në Mitrovicën e Veriut u mbajt tryezë me OJQ-të për fushatën...
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Presidenca dorëzon kome...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të ShBA-ve, flas...
Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarit ...