Barcelona gjithashtu i është bashkuar garës me Liverpool për shërbimet e yllit të Wolves, Adama Traore.
24-vjeçari ka shkëlqyer te Wolves duke bërë përformanca impresionuese dhe që disa muaj kërkohet nga Liverpool, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Don Balon, skuadra e vjetër e Traore, Barcelona dëshiron ta rikthejë lojtarin në “Camp Nou”.

Traore ka vëmendjen e presidentit, Josep-Maria Bartomeu, kurse para disa muajve ka konfirmuar se nuk do refuzonte rikthimin te klubi katalunas.
Mirëpo, për shërbimet e spanjollit, skuadrat duhet të paguajnë plotë 70 milionë euro.
Gjatë këtij sezoni Traore ka bërë 36 paraqitje duke kontribuar me gjashtë gola dhe shtatë asistime./arbresh.info.
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion