Një tjetër klub futet në garë për Vedat Muriqin. Lazio vazhdon të jetë e interesuar për bomberin e Fenerbahce, i cili ka shënuar 15 gola këtë sezon.
Paraqitjet pozitive në Turqi dhe me përfaqësuesen e Kosovës, kanë tërhequr prej kohësh edhe vëmendjen e Tottenham.
Mediet franceze zbulojnë klubin e fundit që po tenton 26-vjeçarin nga Prizreni. Bëhet fjalë për Rennes, që u rendit e treta dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions League.
Drejtori i ri sportiv do të vijë nga Lyon dhe ai është Florian Maurice, raporton abcnews.
Ky i fundit njihet si një ndër më të mirët në rolin e tij në futbollin francez dhe e pëlqen shumë goleadorin dardan.
Muriqi është emri i parë në listën e dëshirave të Maurice dhe pritet të jetë dhurata e parë e drejtorit sportiv për tifozët e rinj.
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari