Deri më tani numri një i stolit të Realit të Madridit e ka parë se në momentin kur një prej dy futbollisteve është në fushë, tjetri duhet të qëndrojë në stol. Të dy bashkë kanë luajtur vetem 87 minuta në total dhe hera e fundit kur ndodhte një gjë e tillë ka qënë me 2 nentor të 2019-ës. Nisur nga kjo Zidane duhet të bëjë zgjedhjen e tij.
Eden Hazard është zëvendësuar 14-herë që kur ka nisur La Liga dhe lojtari që ka zënë vendin e tij në fushën e blertë është Vinicius. Një tregues i qartë nga ana e Zidane se me të dy në fushë është e pamundur.
Ndërkohë që braziliani ndihet i rrezikuar sepse Covid-19 e ka ndihmuar së tepërmi sulmuesin francez i cili tashmë ka lënë pas dëmtimin dhe është drejt rikuperimit të plotë.
Në të djathtë të sulmit Vinicius e ka të veshtirë të përshtatet dhe këtë gjë e ka kutpuar edhe Zidane. Ndërkohë që performanca e brazilianit nuk është e qëndrueshme edhe pse në disa ndeshje ai ka rezultuar shpëtimtari i Los Blancos.
Hazard nuk luan në të majtë të sulmit, ndersa krahu i djathtë është i tej ngopur, Bale, Asensio, Luca Vasquez, Rodrygo dhe Brahim janë atlernativa që presin të thërriten nga Zidane. Rikthimi francezit me shumë gjasa do t’i zvogëlojë hapësirat sulmuesit brazilian Vinicius./SS/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...