Policia izraelite ka intervenuar ndaj palestinezëve të cilët kanë dëshiruar të falin namazin e jacisë dhe teravisë pranë derës së Mesxhid-i Aksasë, që gjendet në Kudsin e pushtuar Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi të bërë nga Qendra e Informimit “Vadi Hilve”, një organizatë palestineze e të drejtave të njeriut, thuhet se forcat izraelite kanë sulmuar me shkopinj gome palestinezët e mbledhur para portës al-Asbat të Mesxhid-i Aksasë për të falur namazin e jacisë dhe teravisë.
Në njoftim theksohet se forcat izraelite kanë parandaluar faljen e namazit dhe kanë larguar grupin nga zona, duke shtuar se disa të rinj që kanë reaguar janë arrestuar.
Policia izraelite edhe në Natën e Kadrit nuk kishte lejuar palestinezët që të zhvillojnë adhurimet e tyre përreth Mesxhid-i Aksasë.
Mesxhid-i Aksa ishte mbyllur më 22 martspër adhurime, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...